19 Prill 2024

Tahiri vlerësime pozitive për disa pjesë të raportit të progresit

Prishtinë,11 nëntor - Ministrja e Administratës Publike (MAP), në dorëheqje, Edita Tahiri doli me vlerësime pozitive për disa pjesë të raportit të progresit të cilat trajtojnë çështjen e administratës publike.

Ajo pranoi se mbesin sfida të cilat duhet të jetësohen gjatë periudhës në vazhdim. Mirëpo Tahiri tha se është mjaft e kënaqur me vlerësimin pozitiv që i është bërë reformës në administratën publike në raportin e progresit.

Sipas saj kjo Ministri ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara për këtë vit.

“MAP-ja i ka plotësuar të gjitha standardet dhe i ka arritur kriteret ato që kanë të bëjnë me vitin 2010. Edhe raporti i progresit tregon qartë se çështjet për të cilat ne kemi pas planë dhe sfida i kemi realizuar”, tha ajo.

Tahiri tha se reformat në administratën publike janë proces i gjatë, por sipas saj Kosova po bënë përpjekje që këto referoma t’i kryej sa më shpejtë.

“Duke realizuar më shpejtë procesin e reformave ne në fakt jo vetëm që do ta përmirësojmë jetën e qytetarëve por në anën tjetër, dera për Evropë, dera për strukturat Euro-atlantike do të jetë e hapur dhe ne do të mirëpritemi si një shtet i respektuar”.

Ndonëse në raportin e progresit thuhet se janë shënuar mjaft përparime në reformimin e administratës publike, ky raport sërish tërheq vërejtjen se ka mjaft për të bërë në përforcimin e legjislacionit që lidhet me reformën e administratës publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)