11 Maj 2024

Suedia mund të bëhet vendi i parë pa para fizike

Stokholm, 18 mars - Suedia qe vendi i parë në kontinentin evropian që hodhi në qarkullim kartëmonedha në vitin e largët 1661.

Tani ky vend ka shumë gjasa që do të jetë i pari që heq nga qarkullimi kartëmonedhat fizike për t’i zëvendësuar me paratë elektronike, raporton Associated Press.

“Unë nuk e kuptoj se pse ne vijojmë të shtypim kartëmonedha,” thotë Bjoern Ulvaeus, ish-anëtar i grupit pop ABBA në vitet ’70 dhe mbështetës i idesë së një bote pa para fizike.

Konturet e një bote të tillë po shfaqen në këtë vend të dominuar nga teknologjia e lartë, duke torturuar ata që vijojnë të pëlqejnë paranë siç e kemi njohur prej të gjitha kohërave, në monedha e kartëmonedha.

Në shumicën e qyteteve suedeze, autobozët nuk pranojnë më para të thata. Biletat janë parapaguar ose paguhen me mesazhe celulari.

Një numër i vogël biznesesh nuk pranon më pagesa të thata por arkëton vetëm pagesa me kartë ndërsa numri i sporteleve të bankave ku mund të tërheqësh kartëmonedha, është reduktuar ndjeshëm.

“Në këtë vend tashmë ka qytete ku nuk është më e mundur të shkosh në bankë dhe të përdorësh para të thata,” ankohet një pensionist. Për të, problem janë moshat e treta, të cilët nuk duan ose nuk dinë të përdorin kartat e kreditit.

Rënia e pranisë së parasë fizike tashmë është e dukshme edhe në kisha, si ajo e Carl Gustav në Karlshamn, një qytet në jug të vendit, ku një pajisje është instaluar për të pranuar donacione nga besimtarët.

“E vumë terminalin për shkak se njerëzit vinin shpesh e thonin se dëshironin të dhuronin, por nuk u gjendeshin kartëmonedha me vete,” – thotë prifti.

Kartëmonedhat dhe monedhat zëvë vetëm 3 për qind të parasë në qarkullim në Suedi, ndërkohë që në Eurozonë zënë 9 për qind dhe në SHBA, 7 për qind. Por për këngëtarin e ABBA, i cili dikur këndoi “Para, para, para”, sërish 3 për qind është tepër. Pasi i biri i tij ra pre e një grabitjeje për të tretën herë, ai filloi të propagandojë një tranzicion më të shpejtë drejt ekonomisë dixhitale. “Kur të mos ketë më para fizike, nuk do të ketë më hajdutë në rrugë”, - thotë Ulvaeus.

Shoqata e Bankave të Suedisë vëren se zvogëlimi i ekonomisë së parasë së thatë sakaq ka filluar të japë efekt në rënien e statistikave të krimit. Numri i grabitjeve të bankave ka rënë nga 110 të shënuar në vitin 2008, në 16 vitin e kaluar. Ky është niveli më i ulët që nga koha kur filluan statistikat. 17 Mars 2012 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)