28 Prill 2024

Studimi i remitancave: UNDP do anketoj 8000 amvisëri

Prishtinë, 22 gusht - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Qendrore të Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të përsërisin anketën për remitancat në Kosovë.

Anketa do të bazohet në intervistat në 8,000 shtëpi, së bashku me intervistimet e emigrantëve të cilët dërgojnë remitanca. Intervistat do të bëhen në korrik dhe gusht 2011, gjatë periudhës kryesore kur Diaspora udhëton për në Kosovë.

Anketa do të bazohet në një mostër përfaqëusese për Shqipëtarët – Kosovarë, Serbët – Kosovarë dhe popullatën tjetër minoritare jo Serbe.  

Anketa është si vijueshmëri e Studimit të remitancave në Kosovë i vitit 2010 që u lansua në nëntor 2010.

Përderisa Studimi i remitancës në Kosovë i vitit 2010 qëndron si studim bazë për efektet e mbështetjes financiare nga diaspora Kosovare në Kosovë, përsëritja e studimit do të rrit informatat rreth rrjedhës dhe përdorimit të remitancave si dhe do të ofrojë një databazë e cila ofron analiza të gjërësishme rreth remitancave.

Studimi do të përqendrohet në kanalet e transferimit të remitancave, gatishmërinë e emigrantëve të investojnë në Kosovë dhe ndikimin e remitancave në tregun e punës në Kosovë. Rezultatet e studimit priten të lansohen në tetor 2011.   

Një studim i ngjajshëm i lansuar në vitin 2010  vuri në pah që afër 20 përqind e shtëpive Kosovare pranojnë remitanca. Transferet financiare nga jashtë vendit dukej që ndikonin pozitivisht në situatën e shtëpive më të varfëra, në qasjen e tyre në kujdesin shëndetësorë, edukim dhe konsumim.

Prej 442 milion Eurosh të vlerësuar për remitanca (para të gatshme dhe mallëra), shumica vinte nga vendet e Europës Perëndimore.

Përderisa remitancat përbëjnë 11 përqind   të GDP-së së Kosovës dhe në mënyrë të rëndësishme ndihmojnë për të kompenzuar presionin nga bilansi negativ i tregut, studimi vuri në pah se shumica e transfereve të parave ishin përdorur për ushqim, rroba dhe gjësende shtëpiake.

Për më tepër, transferet e parave dukeshin që në mënyrë të rëndësishme mbështeteshin në kanalet jo – bankare, e që disa ekspertë e kanë vlerësuar që shkon në dëm të sektorit bankar në Kosovë.

Projekti i Studimit të Remitancave në Kosovë është ndihmuar nga UNDP, USAID dhe FMN së bashku me Bankën Qendrore të Kosovës, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, dhe Zyrën e Statistikave të Kosovës.

Projekti ka për qëllim të prezantojë një spjegim të detajuar të rolit të remitancave si burim i mbështetjes financiare e Kosovarëve duke analizuar të dhënat e mbledhura nga anketa e gjërë e shtëpive në Kosovë.

Këto raporte periodike gjithashtu analizojnë rrjedhën dhe kanalet e remitancave, përdorimin e tyre si dhe ndikimin që remitancat kanë në shtëpitë të cilat i marrin ato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)