27 Prill 2024

Strauss-Kahn: E keqja nuk ka kaluar

Athinë, 8 dhjetor - Duke shprehur përshtypjet më të mira të tij për ato çka ka arritur Greqia në muajt e fundit, kreu i FMN që ka vizituar Athinën dhe është takuar me udhëheqjen greke, ka theksuar se ajo çka i duhet vendit në këtë fazë është zhvillimi ekonomik.

“E keqja ende nuk ka kaluar”, ka thënë Dominik Strauss-Kahn duke ripërsëritur se gjithë “qytetarët e Greqisë duhet të kuptojnë ndryshimet dhe të japin kontributin e tyre, sidomos ata që janë në gjendje të mirë ekonomike, sepse lufta për shlyerjen e borxhit dhe të kredisë nuk është betejë politike e partive, por një luftë për shpëtimin e vendit”.

Përshtypje ka krijuar apeli i tij drejtuar grekëve se qeveria “Papandreu” kërkon mbështetje jo vetëm nga populli, por dhe nga të gjitha forcat politike. Ai është shprehur gjithashtu pozitivisht ndaj miratimit të një kohëzgjatjeje të afatit të shlyerjes së kredisë.

Nga ana e tij kryeministri Papandreu ka deklaruar në konferencën e përbashkët të shtypit se Greqia ka ndërmarrë reforma kolosale dhe në vitin që vjen, do t’i vihet theksi jo vetëm ndryshimeve strukturale me qëllim reduktimin e shpenzimeve, por edhe krijimit të kushteve për një hov të ri të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në marrëveshje me organet greke Strauss-Kahn ka vendosur në momentin e fundit të ndryshojë vendqendrimin e tij në një hotel në qendër të Athinës, për arsye sigurie nga protestat e shumta në këtë zonë, ndërsa ka përshpejtuar programin e tij, duke braktisur gjysmë dite më herët kryeqytetin grek, nga i cili do të largohej në mesditën e së mërkurës.

Prej mëngjesit të së martës, në fillim qindra pensionistë e më pas sindikatat e mbështetura nga partitë e majta, kanë protestuar për mbërritjen e kreut të FMN-së dhe masave të rrepta antikrizë të qeverisë Papandreu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)