07 Maj 2024

Standard & Poor`s zhvlerëson Spanjën

Madrid, 14 tetor - Spanja pëson një tjetër goditje nga agjencitë e vlerësimit të kreditimit. Standard & Poor`s ka zhvlerësuar nga AA në AA- aftësinë e vendit iberik për shlyerjen e borxhit afatgjatë.

S&P arsyeton se shkak në vendimin e saj është rritja tepër e ngadaltë e ekonomisë spanjolle si dhe niveli i lartë i borxheve që bart sektori privat në vend.

Agjencia, tha gjithashtu se niveli i lartë i papunësisë që po përballet Spanja, ndikon dhe do të ndikojë për një kohë të gjatë në performancën e ekonomisë vendase.

Me këtë vendim, S&P i bashkohet agjencisë Fitch, e cila javën e shkuar zhvlerësoi aftësinë kredituese për Spanjën. Sipas ekspertëve, të dy vendimet do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në koston hua-marrëse të Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)