07 Maj 2024

Standard & Poor’s zhvlerëson kreditimin për Slloveninë

Lubjanë, 21 tetor - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit financiar, Standard & Poor’s, ka ulur aftësinë e kreditimit të Sllovenisë.

Zhvlerësimi është argumentuar me përkeqësimin e kushteve buxhetore të këtij vendi anëtar të eurozonës.

Standard & Poor’s e uli nga shkalla “AA” në “AA-”, vlerësimin e obligacioneve shtetërore afatgjate të Sllovenisë, duke shpjeguar se kushtet buxhetore të Sllovenisë janë përkeqësuar pas krizës financiare nga viti 2008.

“AA-” përputhet me vlerësimin e katërt më të mirë në shkallën e kësaj agjencie.

Megjithatë agjencia parashikimet për të ardhmen janë pozitive, pasi sipas saj Sllovenia ka “perspektivë stabile” për shkak të pritjes se “Qeveria do t’i stabilizojë financat dhe do ta realizojë programin për konsolidim buxhetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)