01 Maj 2024

Standard & Poor`s zhvlerëson Italinë në A nga A+

Romë, 20 shtator - Pas SHBA-së Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Standard & Poor`s zhvlerësoi edhe Italinë në A nga A+, me arsyetimin se rritja ekonomike e ngadaltë dhe pasiguria politike në Romë kanë ndikuar në stabilitetin financiar të vendit.

Në vendimin e marrë në orët e vona të së hënës, S&P thotë se zhvlerësimi i Italisë është pasojë e ekonomisë së dobët të vendit dhe paaftësisë së qeverisë për të zbatuar politikat e duhura monetare për të stabilizuar financat dhe borxhin publik. Këtu sipas S&P ka ndikuar edhe koalicioni i dobët qeverisës.

Zhvlerësimi ka ardhur megjithë planin e qeverisë së Berluskonit për reduktimin e borxhit brenda 2013-s dhe në një moment aspak të favorshëm për eurozonën, që në samitin e Polonisë kërkoi ndërmarrjen e masave shtrënguese shtesë për përmirësimin e bilancit për vendet me deficit.

Zhvlerësimi i Italisë, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, pas Gjermanisë dhe Francës pritet të reflektohet në bursat botërore në ditët në vazhdim, ku sërish “tërmetin” parashikohet ta ndjejë Greqia e cila rrezikon falimentin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)