17 Maj 2024

“Standard & Poor’s” zbeh rritjen ekonomike të Shqipërisë

Tiranë, 21 qershor - Një prej vlerësuesve më të mëdhenj në botë, “Standard % Poor’s”, ka zbehur optimizmin e qeverisë së Shqipërisë për një rritje ekonomike prej rreth 4 për qind, pasi në parashikimin e fundit, të publikuar dje, rritja nuk del më e lartë se 1.5 për qind.

Ky parashikim rezulton më i ulët se ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar apo edhe i Bankës Botërore, me të paktën 2 për qind.

Është e disata herë që S&P nxjerr vlerësime për financat dhe ekonominë shqiptare, sa u takon aftësive paguese, borxhit dhe situatës në tërësi për vendin. Për të tretën herë radhazi, agjencia e vlerëson ekonominë e Shqipërisë me notën B+, e cila klasifikohet si “nivel i qëndrueshëm, stabël”.

Natyrisht që ky është një lajm i mirë për qeverinë shqiptare, e cila ndodhet në panik, për shkak të krizës së vendeve partnere dhe procesit të shkurtimit të buxhetit, por, nga ana tjetër, agjencia vë në dukje faktin se PBB-ja po ecën me ritme nën potencial, duke theksuar faktin se i kemi mundësitë për më shumë.

Gjithashtu, S&P vlerësoi konsolidimin e vazhdueshëm fiskal me uljen në nivelin 3 për qind të deficitit buxhetor, nga 3.5 për qind që ishte vitin e kaluar, sikurse edhe masat paraprake, sipas saj, të uljes së borxhit nga ana e qeverisë.

Agjencia foli me nota pozitive edhe për sektorin bankar, duke e konsideruar likuid, të mirëkapitalizuar dhe me rritje të vazhdueshme të depozitave.

Në një prononcim për mediat, zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda, tha të martën se kompania “Standard & Poor’s” (S&P) rikonfirmon vlerësimin e njëjtë për Shqipërinë B+, si dhe këndvështrimin afatmesëm si “stabël” për ekonominë shqiptare.

Kompania e vlerësimit të riskut analizon situatën ekonomike të rajonit dhe më gjerë, duke theksuar se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria ka demonstruar një rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërkohë që i rekomandohet qeverisë të nxisë eksportet dhe të zgjidhë çështjen e pronave.

Sakaq, të dhënat e fundit mbi borxhin e jashtëm të vendit, tregojnë një nivel të arritur me rreth 4.5 miliardë euro, për tremujorin e parë 2012, me një rritje afro 1.5 për qind, krahasuar me fundin e vitit 2011. Rritja kësaj here konsiderohet më e maturuar se në vitet 2008-2009, kur borxhi kapërceu në total në rreth 60 për qind të PBB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)