03 Maj 2024

Standard & Poor's ul parashikimin për kreditimin në SHBA

Washington, 20 prill - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit, Standard & Poor's e njohur si S&P, ka ulur vlerësimin e parashikimeve të saj për kreditimin e Shteteve të Bashkuara nga "i qëndrueshëm" në "negativ", por ende SHBA-ja, ruan nivelin AAA.

Sipas raportit të Standard & Poor's, thekson se është e paqartë se si do të zgjidhen problemet si deficitit dhe borxhit. Shtimi i borxhit të qeverisë amerikane, sipas Standard & Poor's, solli uljen parashikimit për nivelin e kreditimit në nivelin "negativ".

Në një reagim të menjëhershëm, Departamenti amerikan i Thesarit, deklaroi se Standard & Poor's, nënvlerësoi aftësinë amerikane përballë sfidës financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)