17 Maj 2024

Standard i munguar në Kosovë

Tiranë, 24 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se dorëheqja e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi është bërë për shkaqe morale. Thaçi këto komente i bëri sot në Tiranë, duke shtuar se ky veprim instalon në Kosovë një standard të ri.

“Ka qenë debat që është përcjellë me opinione të ndryshme, me diçka të re në Kosovë. Z Kuçi bashkëpunëtor imi i ngushtë dhe njeri i suksesshëm në qeverinë e Kosovë si ka dhënë opinionet e tjera. Ka ndodhur ajo që ka ndodhur në parlamentin e Kosovës. Zv ministri kishte bërë një deklaratë publike që potenconte se nëse kalonin 3 nene do të dorëhiqej. Unë kërkova menjëherë që nenet 37 38 të riprocedohen në Kuvend. Kuçi me veprimin e tij ka instaluar një standard të munguar në Kosovë, atë moral të fjalës së dhënë. Ai do mbetet bashkëpunëtor imi i ngushtë”, tha Thaçi gjatë një konference për shtyp në Tiranë, i pyetur rreth dorëheqjes së Hajredin Kuçit, raporton BalkanWeb.

Ndryshe, gjatë konferencës për medie në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vlerësoi se përmbyllja me sukses të plotë e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës “është dëshmi e funksionimit të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike, si dhe e shndërrimit të Kosovës në një faktor të vërtetë paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal”.

Kreu i qeverisë shqiptare, e njohu homologun nga Kosova me zhvillimet në vend, ku u ndal në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë, i cili sipas tij “u konkludua në përputhje të plotë me germën dhe frymën e Kushtetutës, duke zgjedhur në krye të shtetit shqiptar një personaliteti me integritet e me të gjitha dhuntitë e cilësitë për të përmbushur me sukses këtë mision”.

Ai gjithashtu me kryeministrin Thaçi bisedoi dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe angazhimin e përbashkët në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë.

Dy kryeministrat biseduan gjithashtu dhe për perspektivën evropiane të të dy vendeve dhe vendosmërinë për të bashkëpunuar intensivisht në projektet e mëdha të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për të ardhmen evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Tirana ka dërguar selam se ky problem nuk do të zgjas shumë. Kreu i ekzekutivit të vendit Thaçi, të dielën pas takimit që ka pasur në Tiranë, me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, ka premtuar se në ditët në vijim problemi i çimentos do të zgjidhet.
“Presim që të këtë takime të odave ekonomike të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë dhe ministrive përkatëse ky problem do të zgjidhet shpejt”, ka deklaruar shkurt Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)