15 Maj 2024

Standard Chartered i paguan gjobë SHBA-së

Londër, 15 gusht - Rregullatorët financiarë në shtetin amerikan të Nju Jorkut kanë arritur marrëveshje me bankën britanike “Standard Chartered”, mbi akuzat se kjo e fundit ka shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe ligjet e SHBA-së për pastrimin e parave.

Në bazë të marrëveshjes, “Standard Chartered” do të paguajë gjobën prej 340 milionë dollarësh.

Javën e kaluar, rregullatorët amerikanë kanë akuzuar bankën në fjalë se ka fshehur 250 miliardë dollarë në transaksionet me bankat iraniane, në periudhën 2001-2007, dhe e kanë cilësuar atë si “institucion mashtrues”.

Uashingtoni ka vendosur sanksione kundër Iranit, për shkak të programit të tij të kontestueshëm bërthamor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)