15 Maj 2024

Stambolli se shpejti do të bëhët qendër financiare botërore

Stamboll, 11 shkurt - Stambolli po avancon me shpejtësi drejt rrugës për t'u bërë një qendër financiare botërore.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës së Turqisë, Erdoan Bajraktar, i paraqiti Këshillit të Ministrave projektin e qendrës së financës.

Projekti në fjalë, që mori notë maksimale nga Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, synohet të bëhet një nga qendrat më zë të botës.

Ky projekt gjigand do të ndërtohet mbi një sipërfaqe prej 2,5 milionë metrash katrorë.

Në kuadrin e këtij projekti në Atashehir të Stambollit do të transferohen edhe selitë e Halkbank, Vakifbank, Ziraat Bankasi, Autoriteti Mbikëqyrës dhe Rregullator i Sistemit Bankar dhe Bordi i Tregjeve Kapitale, të cilat aktualisht ndodhen në Ankara.

Krahas kësaj, në projektin që planifikohet të bëhet zemra e financës, do të ndërtohen hotele, salla kongresi dhe qendra kulturore.

Zona në fjalë, ku do të rrahë pulsi i parasë, është projektuar si një kopje moderne e Tregut të Mbuluar (Grand Bazaar).

Arkitektura e qytezës së financës, e cila përmban edhe një vend për bankat private, është frymëzuar nga Pallati Topkapi.

Kjo qendër do të jetojë 7/24 dhe do t'i lërë pas simotrat e saj nëpër botë.

Qendra Financiare e Stambollit, që synohet të bëhet një nga pikat kryesore të tregtisë globale, do të sigurojë 30 mijë vende të reja pune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)