18 Prill 2024

SSHCK: Po bëhet diskriminim i rëndë nga ana e Qeverisë

Prishtinë, 22 nëntor - Sindikata e Shërbyeseve Civil të Kosovës (SSHCK),  me indinjatë të thellë e ka pritur lajmin e Qeverisë në lidhje me ngritjen e pagave për punëtorët e arsimit.

Kryetari i SSHCK, Mursel Zymberi ka deklaruar se kjo jo për faktin se jemi kundër ngritjes së pagave të arsimtarëve por për faktin se po bëhet diskriminim i rëndë nga ana e Qeverisë tani më të shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës , në raport me kategoritë tjera të shërbyesve të Shtetit, në këtë rast kategoria e Shërbyesve Civil të Kosovës.

“Duke marrë për bazë rëndësinë e funksionimit të Shtetit, meqë me të drejtë mundë të quhemi aparati i shtetit, deri më tani, asnjëherë nuk e kemi sjellë në pyetje funksionimin e shtetit me mospunën tonë por në të kundërtën, kemi kontribuar edhe me ato pak paga minimale dhe se nuk e kemi sjellë në rrezik, funksionimin e shtetit tonë të ri të Kosovës”, ka pohuar Zymberi.

Ai ka thënë se sindikata e përkujton kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçi se, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës me 10.03.2010, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Qeverinë e Kosovës në të cilin Memorandum është paraparë ngritja e pagave prej 20%,  dhe e cila ngritje, është realizuar  prej 10 deri në 15%.

Sipas tij është paraparë shujta për Shërbyesit Civil e cila deri më tani nuk është realizuar nga ana e Qeverisë gjegjësisisht Ministrive përkatëse në përjashtim të disa Komunave të cilat nga vullneti i mirë që kanë udhëheqësit e këtyre Komunave, kanë arrite që ta bëjnë pagesën për shujtën.

Po ashtu sipas tij është paraparë transporti për Shërbyesit Civil i cili deri më tani, fare nuk është realizuar në asnjë pikë regjionale të Kosovës.

“Deklarata e kryeministrit Thaçi për ngritjen e pagave të punëtorëve të arsimit në lartësinë prej 50%, në kohën kur ende nuk e ka përmbushur Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga ana e Ministrave të kësaj Qeverie, është një fyerje e rëndë që po i bëhet Shërbyesve Civil dhe me këtë i keni shpallur si shumë të parëndësishëm SH.C duke marrë për bazë se edhe pagat e tyre janë shumë të parëndësishme  nga 140 Euro e deri në 230 Euro  por i bëjmë me dije Kryeministrit se , edhe neve kemi familje dhe kërkohet nga ne që të kujdesemi për ta dhe se edhe votat tona janë të vlefshme ashtu si edhe të arsimtareve, gjykatësve, policëve dhe mjekve.”

Me këtë, SSHCK-ja,edhe një herë kërkon nga Qeveria e Kosovës që fillimisht të përmbushë premtimet e dhëna dhe të firmosura e më pas të merret edhe me premtime tjera për ngritje pagash.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)