02 Prill 2023

SPD-ja kërkon ngritjen e tatimeve për më të pasurit

Berlin, 29 gusht - Partia Socialdemokrate është e mendimit se ata që fitojnë më së shumti dhe më të pasurit duhet të paguajnë më shumë tatime në Gjermani.

Tatimet për ata që fitojnë më së shumti duhet të ngrihen në 49 për qind. Duhet të ndërmirren edhe masa të tjera, siç janë tatimet për pasurinë private.

Këto propozime do të trajtohet në kongresin e socialdemokratëve, i cili do të mbahet në shtator në Berlin.

Sipas tyre, shkalla më e lartë e tatimeve prej 49 për qind për personat e pamartuar duhet të fillojë nëse ata fitojnë më shumë se 100.000 euro në vit, ndërsa për të martuarit kur fitojnë më shumë se 200.000.

Aktualisht tatimet për këta njerëz janë 42 për qind, prej fitimeve në vlerë prej 53.000 euro në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)