16 Maj 2024

Spanjë, rritet taksa mbi vlerën e shtuar

Madrid, 6 shtator - Taksa mbi vlerën e shtuar në Spanjë u rrit nga 18 në 21 për qind më 1 shtator, rritja më e madhe kjo në historinë e këtij vendi. Kjo rritje pritet ta zhysë Spanjën edhe më thellë në recesion, të paktën fillimisht dhe kundërshtimi ndaj kësaj mase ndjehet kudo.

Por ndryshimi i normës së TVSH-së të reduktuar do të zbatohet ndër të tjera edhe për strehimin, transportin, syzet, biletat e muzeumeve dhe në hotele, ndër të tjera. Norma standarde e TVSH-së, që mbulon praktikisht shumicën e artikujve dhe shërbimeve, do të rritet nga 18 në 21 për qind.
 
Disa prodhime, si artikujt shkollorë do të futen në një tjetër kategori dhe do të taksohen 13 për qind më shumë. Ky është pa dyshim një ndryshim i madh për një vend që dikur kishte taksat më të ulta në Evropë.

Si pjesë e paketës së masave shtrënguese të paralajmëruara në korrik nga kryeministri Mariano Rajoy, rritja e taksave pritet të sjellë gati 25 miliardë dollarë në arkat e shtetit gjatë dy vjetëve të ardhshëm, para për të cilat Madridi ka mjaft nevojë për të përmbushur kushtet e vështira të vendosura nga evropianët për deficitin. Por reformat janë përballur me kundërshtime të fuqishme.

Presidenti i shoqatës kombëtare të këshilltarëve financiarë, Antonio Duran-Sindreu, i tha televizionit publik spanjoll se rritjet e taksave do të thonë \"vdekje nga asfiksimi\" për bizneset, dhe se “qeveria duhet të përpiqet të nxisë konsumin”.

Tani, konsumatorët spanjollë do të shpenzojnë më pak, thotë ekonomisti Javier Díaz-Gimenez.

\"Nuk mendoj se dikush do të dalë i fituar. Mendoj se disa njerëz do të humbasin më shumë se të tjerët. Barra e taksave, e çdo takse, nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë tek të gjithë\" tha ai.

Industria spanjolle e turizmit parashikon humbje gati 2 presje 5 milion dollarë në vit, duke ndikuar në dhjetra mijëra vende pune. Sektori i shitjes së automobilëve gjatë muajve të ardhshëm të këtij viti do të bjerë me 25 mijë.

Shumë dyqanë të shitjeve me pakicë, kanë njoftuar se do të ulin çmimet dhe do t`i përballojnë vetë shtimin e taksave për të shmangur uljen e shitjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)