29 Prill 2024

Spanjë, policët protestojnë kundër masave shtrënguese ekonomike

Madrid, 24 gusht - Masat shtrënguese ekonomike në Spanjë nuk kanë kursyer as policët e këtij vendi, të cilët kanë dalë në protestë në Madrid.

Rreth 100 oficerë policie kundërshtuan masat e kursimit të qeverisë së Mariano Rahoit, sipas të cilave parashikohet reduktimi i pagës së 13-të, të cilën punonjësit e marrin në fund të vitit.

“Po protestojmë kundër politikave të qeverisë aktuale\", u shpreh një prej policëve, i cili zakonisht ruan rendin publik në raste demostratash të dhunshme.

Sipas tij këto masa ekonomike e kishin detyruar edhe atë së bashku me kolëget e tij që të dilnin në protestë. Krerët e sindikatës së policisë deklaruan se këto masa do të dëmtojnë rëndë përpjekjet e tyre për të luftuar krimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)