29 Prill 2024

Spanjë, papunësia arrin 4 milionë e 696 mijë e 600

Madrid, 29 janar - Numri i papunësisë në Spanjë për vitin 2010 me një rritje rekord ka arritur në shifrën 4 milionë e 696 mijë e 600.

Në deklaratën e bërë nga Instituti Kombëtar i Statistikave të Spanjës, përqindja e papunësisë në Spanjë për vitin 2010 është përcaktuar të jetë 20,33%, nivel ky që është tejkaluar në çerekun e dytë të vitit 1997 me 20,72%.

Në vlerësimin e bërë nga sindikatat e punës theksohej se shifrat e papunësisë të vitit 2010 janë një lajm shumë i keq, dhe qeverisë i bëhej thirrje që ndryshimet e ligjit të punës të bëhen sa më shpejtë.

Nga ana tjetër, në fazën paraprake të punimeve për rritjen e moshës së daljes në pension nga 65 në 67, një nga punimet "spikatëse" të qeverisë, bëhet e ditur se është arritur në marrëveshje me sindikatat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)