01 Maj 2024

Spanjë, ndarje e thellë të pasur-të varfër

Madrid, 1 nentor - Fundi i epokës Zapatero përputhet me ndarjen më të thellë të të ardhurave mes të varfërve dhe të pasurve në Spanjë.

Kështu shkruan në edicionin e saj online e përditshmja “El Pais”, që citon të dhëna nga EUROSTAT-i.

Të dhënat datojnë në vitin 2009, që qe edhe viti i fundit për të cilin institucioni evropian dispononte statistikat për vendet e BE-së.

Kështu, dy vjet më parë Spanja kishte një tregues prej 6.0 dhe ishte në vendin e katërt për pabarazinë mes të ardhurave në radhët e 27 vendeve të BE-së.

Shteti iberik linte pas vetëm Letoninë, me 7.3, Rumaninë me 6.7 dhe Lituaninë me 6.3, ndërkohë që ishte barazim me Portugalinë dhe para Bullgarisë.

Aktualisht Spanja ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike dhe bashkë me Italinë rrezikon të përfundojë në një krizë borxhi të ngjashme me atë të Greqisë.

Nga mesi i muajit vendi pësoi një zhvlerësim nga agjencitë e vlerësimit të kreditimit, nga niveli AA në atë A+ përsa i përket aftësisë për shlyerjen e borxhit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)