16 Maj 2024

Spanjë, masa të reja shtrënguese nga BQE

Madrid, 10 shtator - Shtypi spanjoll spekuloi sot për masa të reja shtrënguese lidhur me kushtet strikte, që do të shoqërojnë kërkesën për shpëtim e vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane për të zbatuar programin e ri të blerjes se borxheve të vendeve në vështirësi si Spanja, bënë të ditur burime mediatike spanjolle.

\"BQE do të blejë nga borxhi vetëm në qoftë se Rajoy kërkon ndihmë nën kushte strikte\", theksoi e përditshmja spanjolle, \"El Mundo\".

\"Presidenti i BQE-së, Mario Draghi ishte i qartë kur deklaroi se plani i tij për blerjen e obligacioneve afatshkurtra ishte në një formë të mirë dhe të duhur me vendosjen e shkurtimeve të reja drastike buxhetore\", shkroi \"El Mundo\" në një editorial.

\"BQE do të blejë nga borxhi në qoftë se Spanja e kërkon dhe me kushte\", shkroi e përditshmja, \"ABC\". 

Gazeta, \"Vanguardia\" theksoi se Mario Draghi kushtëzon planin për një kërkesë ndihme dhe kërkon më tepër shkurtime nga ana e Spanjës dhe e Italisë, por që Mariano Rajoy ka vendosur një kufi, që pensionet të mos përfshihen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)