26 Mars 2023

Spanja viktimë e radhës nga kriza ekonomike

Madrid, 29 nëntor - Kriza e ekonomike e cila po vazhdon në Evropë sipastë gjitha gjasave viktime radhës e cila do të detyrohet të kërkojëndihmë do të jetë Spanja.

Borxhi i madh i sistemit bankar në Spanjë dhe nevoja për të investuar në bankat spanjolle, bëjnë të mundur që gjatë vitit të ardhshëm Spanja të pësojë fatin e Irlandës dhe të detyrohet të marrë ndihma financiare.

Ky lajm u bë i ditur nga gazeta angleze “Telegraph”, e cila njoftoi se ka shumë mundësi që Spanja në muajt e parë të vitit 2011 të bëhet viktima e radhës e krizës ekonomike dhe financiare në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)