16 Maj 2024

Spanja shpreson të del nga kriza me ndihmën e BE-së

Madrid, 3 qershor - Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj u shpreh i bindur se vendi i tij do të dilte nga kriza në sajë të përpjekjeve dhe me ndihmën e partnerëve evropianë, në një mesazh destinuar kapërcimit të frikës për një shpëtim ndërkombëtar të Spanjës.

\"Spanja edhe pse nuk duket mirë në këtë moment, është një vend shumë solid\'\', theksoi Rahoj, i cili foli në kuadër të një takimi ekonomik në Sitges duke kujtuar se bëhej fjalë për ekonominë e pestë të Bashkimit Evropian dhe të katërtën në zonën euro.

Spanja do të dalë nga kriza nëpërmjet përpjekjeve të saj dhe me mbështetjen e partnerëve tanë komunitarë sepse ajo që është në lojë nuk është vetëm e ardhmja ekonomike e Spanjës, por gjithashtu dhe ruajtja e Bashkimit Monetar Evropian\'\', nënvizoi ai.

Tregjet dyshojnë në kapacitetin e Spanjës për t\'i bërë ballë angazhimeve financiare pa ndihma të jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)