10 Maj 2024

Spanja pranon krizen ekonomike

Madrid, 1 mars - Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy pranoi se vendi po përjetonte një situatë të vështirë për shkak të deficitit duke premtuar reduktimin sa më shpejt të ishte e mundur, ndërkohë që Komisioni Evropian i kërkoi Madridit respektimin e Paktit të Stabilitetit.

Deficiti publik i Spanjës ka arritur në 8,51për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të PBB-së në 2011, edhe pse objektivi zyrtar i vendosur nga qeveria e mëparshme socialiste, që ishte gjashtë për qind, pas 9,3 për qind në 2010.

Kjo shifër nënkupton se ne duhet të bëjmë përpjekje të mëdha\'\', deklaroi Mariano Rajoy për shtypin, pa saktësuar nëse Spanja po përgatitej të kërkonte në Bruksel një rishikim të objektivit të saj për deficitin në vitin 2012, aktualisht 4,4 për qind të PBB-së.

Nga ana tjetër, presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, theksoi në një konferencë shtypi në Bruksel, se priste që buxheti spanjoll të ishte konform rregullave të Paktit të Stabilitetit dhe rritjes ekonomike.

Pas 4,4 për qind në vitin 2012, Madridi ka parashikuar ta çojë deficitin e tij n tre për qind të PBB-së në 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)