12 Maj 2024

Spanja parashikon rritje të papunësisë rreth 25 për qind

Madrid, 4 shkurt - Qeveria spanjolle ka shqyrtuar dje parashikimet ekonomike drastike për vitin 2012, me një rënie të Produktit të Brendshëm Bruto me 1,7 për qind kundrejt rritjes me 2,3 për qind dhe rritjes së vazhdueshme të papunësisë në 24,3 për qind të forcës punëtore.

Pak më parë, kryeministri Mariano Rajoy kishte befasuar duke njoftuar, pas samitit të BE-së në Bruksel, se deficiti publik i Spanjës do ta tejkalonte në mënyrë të konsiderueshme objektivin e parashikuar për vitin 2012 dhe do të arrinte 5,8 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto ndaj 4,4 për qind, që pritej.

“Tremujori i katërt i vitit të kaluar pësoi një ulje dhe kjo prirje do të vazhdojë edhe për dy tremujorë”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Luis de Guindos.

Një vend hyn në recesion pas rënies gjatë dy tremujorëve të Produktit të Brendshëm Bruto. Në tremujorin e fundit të vitit 2011, Produkti i Brendshëm i Spanjës pësoi ulje me 0,3 për qind, ndërsa ekonomia u rrit me 0,7 për qind gjatë gjithë vitit.
.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)