17 Maj 2024

Spanja paralajmëron për koston e lartë të huave

Madrid, 28 qershor - Ndërkohë që ekonomia e Spanjës vazhdon të bjerë ndjeshëm, kryeministri Mariano Rajoy po paralajmëron se qeveria nuk do të jetë në gjendje të përballojë për më gjatë koston e lartë të huamarrjes.
       
Kryeministri i tha parlamentit sot se udhëheqësit evropianë duhet të ndërmarrin masa të fuqishme bankare dhe fiskale në takimin dy ditor që fillon nesër në Bruksel.

Udhëheqësi spanjoll tha se do t’u kërkojë udhëheqësve të bllokut prej 17 vendesh që tu japin direkt bankave spanjolle një paketë ndihme prej 125 miliard dollarësh në vend të qeverisë siç kërkohet tani, në mënyrë që qeveria të mos jetë pëfundimisht përgjegjëse për shlyerjen e huave.

Ai tha se Spanja po kalon një situate të vështirë ekonomike. Banka qendrore e Spanjës thotë se ekonomia e vendit po tkurret më shpejt gjatë muajve të fundit sesa në tremujorin e pare të vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)