16 Maj 2024

Spanja mund të kërkojë ndihmën e Fondit Evropian të Shpëtimit

Madrid, 29 maj - Qeveria spanjolle mund t’i kërkojë ndihmë Fondit Evropian të Shpëtimit, në qoftë se presioni mbi tregjet vazhdon, për të përfituar 30 miliardë euro në sektorin e saj bankar, më tepër se 19 miliardë të kërkuara nga Bankia, njoftoi sot gazeta spanjolle “El Mundo”.

“Në qoftë se kriza greke vazhdon dhe në qoftë se rreziku në Spanjë mbetet rreth nivelit të 500 pikëve, Spanja mund t’i kërkojë ndihmë Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar. Është një mundësi, edhe pse tani të gjitha hipotezat janë të mundshme”, theksoi një burim zyrtar për gazetën spanjolle.

“Një tjetër mundësi e parashikuar nga qeveria është kërkesa për ndihmë nga FMN-ja”, shkruan gazeta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)