01 Maj 2024

Spanja me nivelin më të lartë të papunësisë në BE

Madrid, 3 maj - Qendra kombëtare e statistikave në Spanjë deklaron se ky vend ka nivelin më të lartë të papunësisë në BE.

Sipas këtij instituti, që nga viti 1997 e deri tani niveli i papunësisë në Spanjë është rritur gjithmonë dhe aktualisht Spanja përballet me 21.3% nivel papunësie që përbën nivelin më të lartë të papunësisë në BE.

Gjatë vitit 2010 niveli i papunësisë në Spanjë ka qenë 20.3% ndërsa niveli i sivjetshëm përbën nivelin më të lartë në 14 vitet e fundit në këtë vende.

Në fund të muajit Mars në Spanjë kanë bërë kërkesë për punë 4 milion e 91 mijë persona, ndërsa janë regjistruar të papunë 5 milion vetë.

Deri në vitin 2014 qeveria dhe funksionarët spanjollë janë angazhuar të ulin nivelin e papunësisë deri në shkallën 16%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)