17 Maj 2024

Spanja kërkon kredi shpëtimi

Madrid, 25 qershor - Spanja ka kërkuar zyrtarisht një kredi shpëtimi në vlerë prej 100 miliardë eurosh nga partnerët e eurozonës për të ruajtur sistemin \"e sëmurë\" bankar të saj.

Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos i ka dërguar një letër presidentit të Eurogroup-it Zhan-Klod Xhanker, dhe i ka kërkuar zyrtarisht “ndihmë financiare”.

Në letër nuk është përfshirë ndonjë shifër, dhe nuk dihet se çfarë vlere kërkon Spanja.

Më herët u raportua se bankave spaniolle do t`iu duhet një pako prej 62 milionë eurove për t`i mbijetuar krizës financiare.

Eurozona më herët ka theksuar se është e përgatitur që të japë deri në 100 miliardë euro për sistemin bankar në Spanjë, që po vuan nga kriza e gjatë ekonomike dhe papunësia prej 25 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)