28 Prill 2024

Spanja dhe Italia rrezikohen të përfshihen në krizë të thellë

Madrid, 5 gusht - Pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë në humnerë borxhesh, në rend të ditës ka ardhur edhe shqetësimi për një krizë serioze edhe në Itali e Spanjë, dy prej ekonomive më të mëdha të Evropës.

Megjithëse Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni thekson se Itali ka themele të forta ekonomike, kjo deklaratë nuk dihet ende sa qetësuese do të jetë për popullin dhe investitorët.

Italia, ekonomia e 3-të më të madhe të Zonës Euro, po lufton kundër borxheve të mbartura dhe deficitit buxhetor në rritje.

Në këtë vend në rend të ditës erdhi një paketë shtrënguese prej 43 miliardë eurosh, pasi Italia është një nga vendet me raportin më të madh Borxh-Prodhim i Brendshëm Bruto në Eurozonë.

Shqetësimin se vendi po shkon drejt një krize të thellë e shtuan edhe më shumë humbjet serioze të kohëve të fundit në Bursën e Milanos dhe rritja në nivel rekord e interesave të bonove italiane.

Ndërsa Kryeministri Silvio Berluskoni, i cili akuzohet për indiferentizëm lidhur me problemet ekonomike të Italisë, deklaroi se ekonomia e vendit ka themele të forta.

Berluskoni nënvizoi se Italia nuk do të përfshihet nga kriza e borxheve.

Mirëpo këto fjalë të liderit italian janë kthyer në temë debati lidhur me efektin që do të kenë mbi investitorët dhe popullin italian.

Një pjesë e italianëve i qasen me dyshim deklaratës së Berluskoni.

Kjo shtresë ka mëdyshje mbi besueshmërinë e shefit të qeverisë së Romës.

Ndërkaq, një institut britanik think-tank hodhi pretendimin se Itali mund të bjerë në pamundësi për bërjen e pagesave.

Kurse Spanja, gjithnjë sipas këtij instituti, mund ta parandalojë një situatë të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)