16 Maj 2024

Spahiu: Të hiqen barrierat kufitare Shqipëri-Kosovë

Tiranë, 8 shtator - Kreu i Aleancës Kuq e zi” Kreshnik Spahiu ka kërkuar sot nga dy kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës të heqin barrierat kufitar.

Në një tyrezë të AK-së për ekonominë, Spahiu theksoi se 28 nëntori do të jetë afati I fundit për heqjen e doganëve në të kundërt kjo aleancë do të krijojë beneluksin shqiptar.

“Ne i bëjmë një kërkesë publike kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që brenda 28 nëntorit të heqin pikat kufitare dhe pika doganore Kosovë Shqipëri. Nuk mund të ketë barriera brenda kufijve shqiptare. Ne premtojmë se nëse kjo nuk do të ndodhë, pas 28 nëntorit ne do të hartojmë një strategji me modelin e beneluksit shqiptar” tha Spahiu.

Ndërsa i është referuar situatës ekonomike në vend, Spahiu theksoi se shqiptarët janë populli më i varfër rajon ndërsa shtoi se për të ndryshuar këtë gjendje kërkohet një lëvizje mbarë kombëtare.

\"Ne duhet të bëjmë një aleancë me çdo shqiptar për të bërë të mundur kthiminin e identitetit dhe krenarisë kombëtare dhe rritjes së mirëqënies ekonomike. Nuk mund të ketë shqiptar krenar nëse ata janë më të varfërit në Europë, nëse ne jemi populli me emigracionin më të lartë në Europë.\"

\"Shqiptarët jo vetëm që janë në varfëri po ata jetojnë edhe me çmimet europiane. Mjerimi dhe skamja kanë bërë që Shqipëria të jetë ndër vendet më të pasigurta për shkak të rritjes së çmimeve” shtoi Spahiu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)