05 Maj 2024

Sot shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Prishtinë, 29 qershor - Sot pritet që të publikohen rezultatet e para preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave i kryer në 34 komuna ku është mbajt regjistrimi, bëri të ditur Enti i Statistikave të Kosovës.
 
Por, këtyre rezultateve do t’i mungon numri i saktë i banorëve serb, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, pasi që ata kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në këtë proces.

Shpallja përfundimtare e rezultateve për numrin e banorëve në Kosovës duhet të bëhet në qershor të vitit të ardhshëm.

Ministri Jagxhillar e quan të suksesshëm procesin e regjistrimit të popullsisë. “Sa i përket procesit, unë e konsideroj të suksesshëm. Sa i përket rrethanave edhe objektivave reale në pjesën veriore, ne në bisedime edhe me UNOPS-in edhe me Komisionin Evropian , nuk kemi gjetur situata për regjistrimin e popullsisë\".

 “Por, ne kemi vlerësime për pjesën veriore. Sigurisht që më vonë do t’i plotësojmë të gjitha të dhënat dhe do të jetë një informatë e kompletuar për gjithë territorin e Kosovës” deklaron Jagxhillar.

Ai thotë se nuk do të ketë regjistrim të popullsisë në pjesën veriore të Kosovës, pasi do të përdoret metoda e vlerësimit, për të kuptuar se sa është numri i saktë i banorëve në atë pjesë.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)