05 Maj 2024

Sot organizohet ceremonia e taksapaguesit të vitit

Prishtinë, 30 qershor - Sot organizohet ceremonia e taksapaguesit të vitit, e cila që nga ky vit do të njihet si Forumi Vjetor i Dialogut Publiko-Privat.

Qëllimi i këtij forumi është që një herë në vit të mbledhë përfaqësuesit e sektorit publik dhe privat për të ngritur çështjet e interesit të përbashkët me qëllim të përmirësimit të mjedisit afarist në Kosovë.
 
Po ashtu në kuadër të këtij forumi do të ndahen edhe mirënjohjet për taksapaguesit më të mëdhenj dhe më të rregullt në tri kategori të ndryshme të ndara sipas qarkullimit vjetor të kompanive.

Forumi organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)