15 Maj 2024

Soros: Merkel po e çon Evropën në drejtim të gabuar

Prishtinë, 13 shkurt - Miliarderi amerikan, George Soros konfirmoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel po e çon Evropën në drejtimin e gabuar dhe i trembet një përsëritjeje të gabimeve të krizës në vitin 1929, në një intervistë të publikuar sot në faqen e internetit të të përjavshmes Der Spiegel.

\"E admiroj kancelaren Merkel për kapacitetin e sja të lidershipit. Por fatkeqësisht, ajo po e çon Evropën në drejtim të gabuar\'\', deklaroi financieri dhe filantropi për të përjavshmen.

Soros bëri thirrje për ringjalljen e konjukturave në shtetet evropiane në krizë nëpërmjet injektimit të parave sesa detyrimit të qeverive për të kursyer. Përndryshe ne do të përsërisim gabimet që e zhytën Amerikën në vitin 1929 në krizën më të thellë. Kjo është ajo që Angela Merkel nuk kupton\'\', konfirmoi ai.

Përballë krizës së vitit 1929 në SHBA, presidenti Franklin Roosevelt ndërmori në vitin 1933 \"New Deal\", një politikë të inspiruar nga ekonomisti britanik John Keynes, shënuar nga një reformë e sistemit bankar dhe fillimi i punimeve të mëdha për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.

Sipas të përjavshmes, Soros nuk ndan asnjë ide për të përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar në menaxhimin e krizës.

\'\'Evropa duhet të jetë e aftë t\'i zgjidhë vetë problemet e saj\'\', theksoi ai.

Ai e gjykoi si një gabim dhënien e kredive ndihmë për Greqinë vetëm kundrejt pagesave të interesave të larta. Për këtë arsye vendi nuk mund të jetë në gjendje të shpëtojë sot dhe do të ndodhë e njëjta gjë me Italinë nëse ne e vendosim këtë vend në këmishën e forcës nëpërmjet pagesave të interesave të larta të kredive\'\', parashikoi Soros.

Një dështim i Greqisë do të shkaktonte sipas tij një shtrirje të krizës që mund të marrë rrugën drejt zyrave bankare në Itali dhe në Spanjë dhe Evropa do të shpërthente.

Soros pret pavarësisht të gjithave një shpëtim tjetër të Athinës nga Evropa për shmangien e një skenari të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)