29 Prill 2024

Sivjet rritja ekonomike pritet të jetë rreth 5 për qind

Prishtinë, 3 gusht - Kosova ka stabilitet financiar dhe vazhdon trendin e rritjes ekonomike. Sivjet rritja ekonomike pritet të jetë rreth 5 për qind, nga 4 për qind sa ishte gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë eksportet do të rriten rreth 20 për qind krahasuar me vitin paraprak, por pritet edhe inflacion deri në 8 për qind. Këto të dhëna i paraqitën drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës, të mërkurën, ku edhe bënë publik Raportin vjetor për vitin 2010.

Kryetari i bordit të BQK-së, Gazmend Luboteni, ka deklaruar se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2010 është karakterizuar nga ecuri pozitive. Rritja ekonomike prej 4 për qind, është arritur si rezultat i konsumit dhe investimeve në sektorin privat, për dallim nga viti 2009 që ishte si rezultat i shpenzimeve publike dhe rënies së çmimeve, edhe gjatë këtij viti Kosova është përballur edhe me sfida, papunësia mbetet problem serioz për Kosovën, që është rreth 45 për qind, ndonëse kjo shifër mund të jetë me e ultë pasi ekziston sektori informal”, ka pohuar Luboteni.

Kurse Guvernatori i Bankës Qendrore, Gani Gërguri, ka vlerësuar se sektori financiar në Kosovë gjatë vitit 2010 ka qenë stabil, veçmas sistemi bankar.

“Ky sistem është testuar edhe përmes stres-testit, me ç’rast ky sistem mund të përballojë edhe tronditjet më serioze në rast se ndodhin”, ka pohuar Gërguri.

Po ashtu ai ka deklaruar se sfidat e Kosovës, në këtë vit dhe në të ardhmen kanë të bëjnë me përmirësimin e mëtejmë të ambientit për biznes, si për të joshur investitorët e huaj, po ashtu edhe nxitur investimet e brendshme.

Ndërkaq drejtori për analiza ekonomike në BQK, Arben Mustafa, paraqiti të dhënat e plota rreth sektorëve të ndryshëm. Ai tha se inflacioni në vitin 2010 ishte 3.5 për qind, të hyrat buxhetore 1.17 miliardë euro me rritje prej 2.8 për qind, shpenzimet buxhetore 1.27 miliardë me rritje prej 3.2 për qind. Mustafa tha se si rezultat i përmirësimit të performancës së ekonomisë globale, u rrit kërkesa edhe për prodhime kosovare në tregje të jashtme:

Gjatë kësaj periudhe vlera e kredive arriti në 1.45 miliardë euro, kurse depozitat 1.9 miliardë euro. Sidoqoftë, norma e interesit në kredi mbetet shumë e lartë, 14.6 për qind.

Ndryshe, rritja ekonomike për vitin 2011 pritet të jetë 5 për qind, inflacioni 8 për qind, eksportet do të rriten për 20 për qind, ndërkaq sektori bankar pritet të zgjerohet dhe të ruajë nivelin e qëndrueshmërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)