01 Maj 2024

Sistemi bankarë në Kosovë, kapitali vendas i "diskriminuar"

Prishtinë, 29 prill - Sistemi bankar kosovar është një sistem relativisht i ri, por që pas vitit 1999, ka shfaqur një zhvillim të shpejtë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi sistemin bankar në Kosovë, bazuar në të dhënat e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës.

I gjithë sistemi bankar kosovar është i privatizuar, dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet nga entitete të huaja (6 nga 8 banka).

Numri i bankave të huaja është rritur veçanërisht në 2008, kur u shtuan edhe 2 banka të reja.

Gjithashtu bankat me kapital të huaj kanë edhe pjesën më të madhe të aktiveve të sistemit (rreth 90%), ndërkohë që bankat me kapital vendas zënë vetëm 10% të totalit të aktiveve.

Vlera totale e aktiveve të sektorit bankar në Kosovë në fund të vitit 2009 vlerësohet në rreth 2.2 miliardë Euro, duke paraqitur një rritje vjetore prej 21.9% (krahasuar me një vit më parë).

Bazuar në këto të dhëna vlerësohet se aktivet e sistemit bankar janë rreth 56.5% të Produktit të Brendshëm Bruto.

Pjesën më të madhe të aktiveve të sistemit bankar e përbëjnë kreditë (58.5%).

Ndërkohë në krahun e pasivit, depozitat kanë peshën më të madhe (rreth 79%), ndërkohë që kapitali aksioner zë rreth 9.3% të totalit. Krahasuar me vitin 2009, vlera totale e depozitave është rritur me rreth 21% nga viti paraardhës.

Një ndër problemet potenciale të sistemit bankar në Kosovë është përqëndrimi i aktivitetit në dy banka: Procredit Bank dhe Raiffeisen Bank Kosovo, të cilat sëbashku kanë rreth 65% të aktiveve totale, gjë që ndikon negativisht në konkurrencën e sistemit bankar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)