15 Maj 2024

Sistemi bankar shqiptar i sigurtë ndaj krizës në Greqi

Tiranë, 12 shkurt - Bankat me origjinë kapitali nga Greqia dhe vende të tjera të huaja do të funksionojnë tërësisht si subjekte të ligjit shqiptar.

Poçesi i ndarjes së degëve të bankave të huaja dhe regjistrimi i tyre në formën e filialeve, për disa banka që veprojnë në Shqipëri do të mbrojë vendin tonë nga problemet që mund të kenë bankat mëma në vendet e eurozonës të prekura nga kriza e borxheve sovrane.

Ardian Civici, ekspert i ekonomisë, njëherazi dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, thotë se, ky është një hap që synon të rrisë akoma më shumë sigurinë dhe “shëndetin” e sistemit bankar në vend.

Parlamenti shqiptar miratoi dy muaj më parë një ligj që i jep mundësi Bankës së Shqipërisë të urdhërojë bankat që funksionojnë si degë që transformohen në filiale.

Në rast se banka mëmë falimenton, filiali i saj në Shqipëri vijon të funksionojë normalisht me një bilanc dhe kapital aksioner më vete. Ndarja e degëve nga bankat mëma ishte edhe një kërkesë e misionit të Bankës Botërore që po asiston Shqipërinë për të lehtësuar pasojat e krizës së eurozonës.

Përballë situatës së krizës ekonomike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka deklaruar se, sektori bankar gëzon shëndet të plotë financiar. Sipas tij, stress testet e çertifikuara edhe nga FMN-ja tregojnë se të gjitha bankat mund të përballojnë goditje ekstreme.

Lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin finnciar ekonomik në vend dhe rajon, Guvernatori Fullani në mbledhjen e fundit të BSH-së, është shprehur se, ekonomia jonë ka rritje pozitive të manifestuar me inflacion të ulët, monedha jonë është qëndrueshme, si dhe kemi stabilitet makroekonomik.

Por, sipas Guvernatorit, burimi kryesor i rreziqeve, është kriza ndërkombëtare. Vendet e zhvilluara zëvendësuan të ardhurat në rënie me borxh dhe këto vende janë partnerët tanë kryesorë ekonomikë dhe tregtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)