08 Maj 2024

Shtyhet samiti për borxhet në SHBA

Washington, 11 tetor - Në Washington përfundoi pa sukses edhe samiti i dytë për borxhet.  Takimi mes presidentit Barack Obama dhe krerëve të kongresit në Shtëpinë e Bardhë është shtyrë pas vetëm 75 minutash.

Para vazhdimit ditën e hënë, presidenti Obama do të deklarohet edhe një herë para gazetarëve.

Nga qarqet e demokratëve thuhet se në rast nevoje, presidenti do të negociojë me republikanët çdo ditë.

SHBA-ja deri në fillim të gushtit do të ketë rreth 14,3 bilionë dollarë borxhe, bëri të ditur ministri i Financave Timothy Geithner.

Në qoftë se republikanët dhe demokratët nuk arrijnë deri atëherë ndonjë marrëveshje, SHBA-ja kërcënohet nga falimentimi.

Më parë drejtorja e re e FMN-së Christine Lagarde, ka kërkuar që ky vend të rrisë kufirin më të lartë të borxheve.

Në të kundërtën pasojat mund të jenë shumë të rënda, tha ajo. Përqindjet e interesit mund të rriten ndërsa tregu i aksioneve të bie, vlerësojnë ekspertët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)