13 Maj 2024

Shtetet e BE-së nënshkruajnë Paktin Fiskal

Bruksel, 3 mars - 25 nga 27 vendet anëtare të BE-së nënshkruan një pakt fiskal për më shumë disiplinë buxhetore. Vetëm Britania e Madhe dhe Republika Çeke nuk janë pjesë e saj. Irlanda ka njoftuar se do të organizojë referendum.

Shtetet e BE-së dërguan një mesazh të qartë për takimin e nivelit të lartë të pranverës. Mesazhi thotë se rehabilitimi i buxheteve ka prioritet. 25 kryetarët e shteteve dhe të qeverive nënshkruan një paketë kursimesh me rregulla të forta.

Motoja e BE-së për frenimin e krizës së borxheve është \"më shumë disiplinë buxhetore\". Me këtë synim 25 nga 27 vendet e BE-së nënshkruan ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë të BE-së një paketë kursimesh. Marrëveshjes, e cila parashikon ndër të tjera kufizimin e borxheve sipas modelit gjerman, nuk iu bashkuan Britania e Madhe dhe Çekia. Irlanda ka bërë të ditur se do të zhvillojë një referendum. 

\"Unë mendoj se ky është një sinjal i fortë, se nga kriza ne kemi nxjerrë mësime,\" tha në Bruksel kancelarja Angela Merkel (CDU). Me këtë pakt vendet nënshkruese janë të detyruara që të mbajnë deficitin strukturor nën kufirin e 0,5 përqindshit të prodhimit bruto në vend, në vend të 1,0 përqindshit, siç e parashikojnë ligjet e BE-së.

Në rastin e shkeljeve të këtij rregulli të paktit fiskal do të hapen automatikisht proceset e dënimit. Vendet e prekura rrezikohen me gjoba të larta.

Mbrojtje më të shpejtë kur arrin paaftësia për të paguar

Vendimi nëse paketa për shpëtimin e euros EFSF dhe ESM do të plotësohet me më shumë para, u shty për t\'u marrë më vonë nga vendet e zonës së euros. Kufirin maksimal mund ta përcaktojnë edhe ministrat e financave, tha presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy.

Megjithatë fondi i shpëtimit ESM, i cili do të zëvendësojë në fund të vitit EFSF, do të pajiset më parë se planifikimi me kapital në të holla. Ai duhet të ofrojë në të ardhmen më shumë mbrojtje, nëse vendet e BE-së arrijnë tek paaftësia për të paguar.

Në vitin 2012 do të paguhen dy nga pesë këstet e planifikuara, tha Van Rompuy, i cili sapo u konfirmua për të ndenjur edhe dy vjet e gjysmë në post. Ish-kryeministri belg do të marrë në të ardhmen edhe kryesimin e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të grupit të euros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)