29 Prill 2024

Shtëpitë e vogla, prirje e re në SHBA

Washington, 1 shkurt - Kriza e tregut të shtëpive nxorri në pah sesa shumë amerikanë kishin shtëpi shumë më të mëdha për ta dhe buxhetin e tyre. Kjo mund të jetë arsyeja që po shtohet interesi për shtëpi më të vogla.

Kur Jay Shafer ishte djalosh, ai nuk i kishte qef shtëpitë e mëdha. "Isha unë dhe ime motër që e pastronin shtëpinë 370 metra katrore çdo fundjavë."

Kjo është arsyeja kryesore që Shafer projekton tani shtëpitë Tumbleweed Tiny Homes.

"Nuk është e thënë se sa më shumë gjëra të kem në jetën time aq më shumë gëzim, pasi duhet të bëj më shumë. Kështu që i hoqa gjërat e panevojshme dhe jetoj me vetëm ato gjëra që më bëjnë të lumtur."

Për më shumë se një dekadë, Shafer jetoi në këtë shtëpi prej 9 metra katrore, që përfshin një banjë me dush, një guzhinë me sobë me gaz dhe lavaman, dhe një dhomë gjumi.

Kur u martua Shafer thotë se gruaja e tij Marty donta pak më shumë hapërisë.

Shtëpia e tyre e vitit 1950 është pesë herë më e madhe sesa shtëpia e parë e stilit Tumbleweed. Megjithatë, ajo është gati pesë herë më e vogël sesa një shtëpi tipike amerikane.

Me projektet e bashkëshortit, Marty thotë se ajo mund të jetë rehat në shtëpinë e vogël. Proporcioni i dhomave, dhe zona e ngrënies të ishin pak më ndryshe.

Në mbarë vendin, më shumë se 300 njerëz kanë bërë të njëjtën gjë, falë planeve të stilit Shafer. Kostoja e një shtëpie të tillë përfshi tokën është gati 50 mijë dollarë, një e pesta e mesatares së një shtëpie në Shtetet e Bashkuara. Dhe sa më shumë të ndërtosh vet aq më e ulët kostoja.

"Na u desh të studionin planet dhe të pyesnin për shumë gjera.”.

Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve njoftoi se në vitin 2009, shtëpitë e reja ishin pak më të vogla sesa ato të ndërtuara disa vjet më parë.

Pra, vogëlsia mund të jetë tendenca e re në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)