27 Prill 2024

Shteinbah: Përmirësimi i imazhit tërheq investimet e huaja

Prishtinë, 28 prill - Në një konferencë për bashkëpunimin ekonomik te organizuar nga ambasada gjermane në Kosovë në bashkëpunim me organizatat gjermane GIZ dhe KFW, ambasadori gjerman në Kosovë Hans Diter Shteinbah ka thënë se përveç kornizës së duhur ligjore që duhet të implementohet, me rëndësi për tërheqjen e investitorëve është edhe përmirësimi i imazhit të Kosovës.

Ai ka shtuar se forcimi i sundimit të ligjit është shumë i rëndësishëm për forcimin e ndërsjellë të biznesit.

"Gjykatat duhet të funksionojnë, sepse për investitorin është me rëndësi që nëse ka ndonjë rast, ai të përfundojë në afat të arsyeshëm kohor" ka theksuar Shteinbah.

Nuk është vetëm ekzistimi i kornizës ligjore, por edhe implementimi i saj i rëndësishëm. Paralel me këto është edhe çështja e imazhit", theksoi ai.

Shteinbah poashtu theksoi rëndësinë e funksionimit të kadastrit, sepse për investitorin është me rëndësi të mos ketë probleme pronësore.

Ndërkaq, ministrja e Integrimeve Europiane Vlora Citaku ftoi investitorët gjermanë të marrin pjesë në procesin e privatizimit:

“Ne i presim dhe i ftojmë investitorët gjermanë të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të privatizimit të PTK-së dhe të industrisë energjetike.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)