19 Prill 2024

Shqyrtohet projektligji për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 27 shtator - Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media bëri Amendamentimi i Projektligjit për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave dhe nga ana e këtij Komisioni  pritet të kryhet brenda kësaj jave

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua nen për nen Projektligji për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Në fakt, gjatë debatit të sotëm anëtarët e Komisionit filluan amendamentimin e këtij Projektligji , duke bërë saktësime  e plotësime të tekstit të Projektligjit.

Amendamentet kishin të bënin më shumë me çështje të paracaktimit të mandatit të Komisionit Qendror të Regjistrimit, të përcaktimit të afateve të regjistrimit, ta aprovimit, të shpalljes së rezultateve të tij dhe të publikimit, pastaj të metodës, burimet e financimit etj.

Në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet brenda kësaj jave , pritet të përkrahen në tërësi amendamentet në këtë Projektligj, për t’ u proceduar më tej në Kuvend.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)