14 Maj 2024

Shqipëria merr vlerësime të larta nga Moodys dhe Banka Botërore

Tiranë, 26 mars - Në dy javë, Shqipëria mori vlerësime të larta nga dy organizma të rëndësishëm të botës ekonomike, Moodys dhe Banka Botërore.

Sa e ndihmojnë notat e mira të institucioneve botërore, vendin tonë në mesin e një krize ekonomike në Eurozonë?

Sikurse pohohet edhe në argumentimet e vetë ekspertëve të agjencisë Moody\'s, Shqipëria ka bërë një progres domethënës në përmirësimin e ekonomisë dhe në forcimin e institucioneve gjatë dy dekadave.

Sipas ekspertëve shqiptarë të ekonomisë dhe financave, mosndryshimi i vlerësimit të riskut nga agjencia Moody’s si dhe mbajtja e tij në nivelin B1, përbën një sukses për Shqipërinë.

Në këtë pikë, e rëndësishme është edhe imazhi që krijohet në sytë e investitorëve e vendas të huaj, kur shteti shqiptar dhe qeveria e tij, merr vlerësime pozitive për riskun e borxhit. Sipas ekspertëve, kjo tregon për një situatë marko-ekonomike të qëndrueshme.

Por, ndërkohë ndryshime të mëdha mbeten për t’u bërë. Ekspertët e Moody’s vlerësojnë se Shqipëria i ka bërë ballë krizës financiare të vitit 2008-2009, por rritja ekonomike mbetet ende poshtë niveleve të parakrizës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)