29 Prill 2024

Shqipëria i paguan borxhin Serbisë

Tiranë, 20 maj - Pas shumë negociatash të vështira dhe disavjeçare, qeveria shqiptare aprovon shlyerjen e borxhit që kishte ndaj shtetit të Serbisë, në vlerën e rreth 8 milionë euro.

Këto detyrime janë krijuar nga qeverisja e atëhershme komuniste, drejtuar nga Enver Hoxha ndaj ish-federatës Jugosllave. Pagesat do të bëhen në data fikse dy herë në vit, në 31 mars dhe 30 shtator.

Marrëveshja gjithashtu parashikon edhe penalitete në rast se Shqipëria vonohet në shlyerjen e detyrimeve, ku mbi këtë shumë do të aplikohet interes për aq ditë sa paratë nuk do të paguhen.

Qeveria vendosi dje, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Serbisë.

Aktualisht, qeveria po negocion me Bosnje-Hercegovinën për detyrimet e vjetra të pashlyera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)