29 Prill 2024

Shqipëri, sektori i ndërtimit kryson me kredi të këqija

Tiranë, 23 gusht - Sektori i ndërtimit paraqitet më problematiku për moskthimin e kredive në banka, të konsideruara si \"kredi të këqija\", duke zënë vendin kryesor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, deri në fund të vitit 2010, sektori i tregtisë përfitoi rritje 15.9 miliardë lekë, ndërtimi 6.5 miliardë lekë dhe industria përpunuese 4.9 miliardë lekë.

Nga totali i kredive të marra, sektori i ndërtimit rezulton më problematiku, pasi niveli i kredive me probleme llogaritet 19.8 për qind, ndërsa pesha që zë kreditimi i tij nga totali është 13.9 për qind.

Lista e sektorëve problematikë pasohet nga \"industria përpunuese\" me rreth 15.2 për qind dhe \"tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujve shtëpiakë\" me rreth 13.8 për qind.

Sektorët e tjerë që kanë një pjesë tjetër të kredive me probleme janë peshkimi, ku nga totali i kredive të marra 18.9 për qind të jenë me probleme, hotelet dhe restorantet, telekomunikacioni, etj.

Krahas tyre nivele të larta të kredive me probleme veç bizneseve, kanë edhe qytetarët, pasi rreth 11.8 për qind e tyre që kanë marrë një kredi, nuk kanë mundësi t\'i kthejnë edhe pse ata përfituan 30.1 për qind të parave nga bankat e nivelit të dytë.

Një muaj më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, kërkoi gjatë zhvillimit të Forumit Bankar mbi problemet e kredive të pashlyera, ekzekutim të shpejtë dhe në kohë të kolateraleve nga zyrat e përmbarimit.

Fullani tha se \"sivjet kreditë e pashlyera këto vite janë rritur 15%, çka tregon se ka pamundësi shlyerje periodike të detyrimeve ndaj bankave\".

Ai theksoi se ndonëse kreditimi ka ritme të ulëta, krahasuar me vitet e tjera, tendenca tregon rritje, pasi aktiviteti i sistemit bankar është rritur me 18% në depozita dhe kreditimi me 10% për muajin maj 2011. Fullani garantoi se sistemi bankar ka likuiditet në nivel të kënaqshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)