03 Maj 2024

Shqipëri: Rritet kërkesa për kredi

Tiranë, 25 tetor - Eshtë publikuar raporti i Bankës së Shqipërisë, me parashikime për tremujorin e katërt i vitit 2011-ë.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe kërkesa për kredi nga ana e bizneseve, do të shënojë një rritje që tregon se pritjet janë pozitive dhe shumë më të larta krahasuar me balancën aktuale të kërkesës për kredi.

Nga vrojtimi për aktivitetin kreditues për 2011 të bankës qëndrore të vendit, kërkesa për kredi pritet të jetë e lartë si për bizneset e mëdha, ashtu edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Po kështu, raporti thekson se edhe kërkesa për kredi e individëve do të jetë pozitive për periudhën tetor – dhjetor të 2011-ës.

Por nga ana tjetër parashikimet e ekspertëve bankarë flasin për një shtrëngim të standardeve të kredisë për bizneset e mëdha dhe individët, ndërkohë që për bizneset e vogla dhe të mesme standardet e kredisë do të vijojnë të lehtësohen për periudhën e fundit të vitit.

Përsa i përket aktivitetit kreditues sipas monedhës, për tremujorin e fundit të vitit, ekspertët e bankave presin një rritje të lehtë të aktivitetit kreditues në lekë dhe rënie të aktivitetit kreditues në valutë të huaj.

Ekspertët e bankave sinjalizojnë për ulje të normave të interesit të aplikuara mbi kreditë që do të akordohen në tremujorin e katërt të vitit 2011, si në lekë, ashtu dhe në valutë. Faktorët kryesorë nxitës të kërkesës së bizneseve dhe individëve për kredi në valutë vijojnë të jenë burimi i të ardhurave në valutë, diferenca në normat e interesit dhe transaksionet në valutë të huaj.

Gjithsesi ekspertët financiarë këshillojnë individët se kredia duhet të merret në atë monedhë që ke edhe të ardhurat. Por duke qenë se edhe pritjet për kursin e këmbimit ndikojnë në nxitjen e kërkesës për kredi, për të qenë të sigurtë për të shmangur riskun e monedhës, luhatjet e vlerës së monedhës, është më e këshillueshme që kredia të merret në lekë.

Si pasojë e krizës në eurozonë, leku ka shfaqur qëndrueshmëri dhe epërsi në tregun e këmbimit,  gjatë muajit të fundit, përkundër lëkundjeve të vazhdueshme të monedhës europiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)