16 Maj 2024

Shqipëri, rriten pagat në sektorin shtetëror, në atë privat ulën

Tiranë, 8 gusht - Kriza e konsumit, që u shfaq si një krizë psikologjike nga fillimi i vitit 2011, duket se po kthehet në një krizë reale në Shqipëri, me rënie të të ardhurave për të punësuarit në sektorin privat, gjë që pritet të sjellë edhe rënie të mëtejshme të konsumit.

Banka e Shqipërisë raporton se, ndërsa pagat kanë vijuar në rriten në sektorin shtetëror, ato në sektorin privat kanë shënuar rënie.

“Të dhënat më të fundit, lidhur me ecurinë e pagave në ekonomi, për tremujorin e parë të vitit 2012, janë të pjesshme,” thotë Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit mbi Politikën Monetare. Gjatë këtij tremujori, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror përshpejtoi ritmin e rritjes vjetore në 7.3% në terma nominalë dhe në 6.2% në terma realë.\"

\"Rënia e pagës reale në ekonomi, gjatë tre tremujorëve të fundit të vitit 2011, ndërkohë që numri i të punësuarve në ekonomi është zgjeruar, tregon se përshtatja e tregut të punës, me kushtet në të cilat operon ekonomia vendase, mund të ketë ndodhur kryesisht nëpërmjet reduktimit të pagës reale,” thotë BSH-ja.

“Ndër të tjera, rritja e lehtë e papunësisë mund të ketë ushtruar presion për rënie të pagave. Duhet theksuar se rritja e mëtejshme e të papunëve afatgjatë mund të shtojë presionet për rënie të tyre,” vijon më tej raporti.

Sipas INSTAT-it, treguesi i pagës mesatare në ekonomi u rrit me 3.6% në terma vjetorë gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2011, krahasuar me rritjen prej 8.7% të shënuar gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Normat e larta të inflacionit, që karakterizuan pjesën e parë të vitit, sollën një ngadalësim të ndjeshëm të pagës në terma realë.

Ky tregues ra me 0.18% në terma vjetorë në nëntëmujorin e parë. Për sa i përket analizës sektoriale, treguesi i pagës reale shënoi rënie kryesisht në sektorët prodhues të ekonomisë.

Paga reale në industri dhe në ndërtim, në nëntëmujorin e parë ra me 1.11% dhe 0.88% në krahasim me vitin e kaluar.
 
Pagat në Shqipëri kanë pësuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2000 deri në vitin 2009, duke nisur nga një nivel minimal. Në vitin 2000, shqiptarët paguheshin mesatarisht vetëm 13,355 lekë në muaj, ndërsa në vitin 2009, paga mesatare arriti në 36 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e INSTAT-it flasin për sektorin publik dhe atë privat në tërësi. Në vitin 2010, paga mesatare ra në afro 35 mijë lekë, ndërsa gjatë vitit 2011 mësohet se rritja ka qenë pothuajse zero. Edhe këtë vit, ecuria e pagave duket e keqe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)