10 Maj 2024

Shqipëri, qytetarët në krizë konsumi, vendi drejt deflacionit

Tiranë, 8 mars - Çmimet e mallrave të ndryshme të konsumit nuk po rriten në nivelet e mëparshme, për shkak të disa faktorëve, ku më kryesori është mungesa e shpenzimeve nga individët.

INSTAT-i raportoi dje nivelin më të ulët të inflacionit për muajin shkurt, i cili shënoi kuotën e 0.6 për qind, dhe duke parë tendencën rënëse që nga tetori i vitit të kaluar, vendi rrezikon të shkojë drejt deflacionit.

Një vit më parë, sipas INSTAT-it, niveli i inflacionit ishte 4.5 për qind, kurse në shkurt duket qartë diferenca e madhe. Vetë guvernatori i BSH-së ka shprehur disa herë shqetësimin, duke u bërë thirrje konsumatorëve për më shumë besim ndaj shpenzimeve.

Një ulje e konsumit po fut në krizë bizneset e mallrave dhe shërbimeve, të cilat në një fazë të dytë mund të japin reaksion negativ për ekonominë.

Më konkretisht, indeksi i grupit “ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 2.2 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, kur një vit më parë shënoi një rritje më të madhe. INSTAT-i thotë se, brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 13 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.

Këtu veçohet rritja e çmimit të domateve me 36 për qind, kastravecëve me 21.7 për qind, specave me 21.2 për qind, preshit 6.7 për qind, qepëve të thata me 4.4 për qind etj.

Edhe çmimet në nëngrupin “fruta” shënuan një rritje prej 4.5 për qind, si mandarinat me 22.1 për qind, limonët me 11.2 për qind, mollët me 5.6 për qind. Gjatë muajit shkurt, çmimet në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve kanë shënuar ulje, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupin “sheqer e ëmbëlsira” me 0.4 për qind, “qumësht, djathë e vezë” me 0.1 për qind etj.

Indeksi i grupit “pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.2 për qind, rritje kjo që ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së çmimit të pijeve alkoolike, të importit.

Ndryshe paraqitet situata me çmimet e veshjeve, të cilat kanë pësuar ulje me 0.5 për qind, sidomos produktet e meshkujve.

Për grupin tjetër të mallrave, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, INSTAT thotë se shtrenjtimi është me 0.5 për qind, sidomos uji me 10.6 për qind, i ndikuar nga vendimi i qeverisë për të rritur tarifat në fillim të vitit.

Indeksi i grupit “transporti” shënoi një rritje prej 0.8 për qind. Gjatë muajit shkurt, çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.7 për qind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.9 për qind. Kurse indeksi i grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” shënoi një rritje prej 6.1 për qind, rritje kjo që ka ardhur si rezultat i dyfishimit të tarifave të sigurimit të automjeteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)