16 Maj 2024

Shqipëri, kriza shton papunësinë për 13.32 për qind

Tiranë, 2 qershor - Në katër muajt e parë të vitit, Qendra e Regjistrimit të Bizneseve në Shqipëri raportoi pak kohë më parë se, niveli i subjekteve të reja, është rritur me 258, ose 4.6 për qind.

Më këtë të dhëna u krenua edhe vetë Kryeministri, në mbledhjen e qeverisë, por ja që të dhënat zyrtare të INSTAT-it dëshmojnë se bizneset e reja nuk kanë gjeneruar vende pune të mjaftueshme, madje rezulton një rritje e nivelit të papunësisë.

Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë 3-mujorit të parë 2012 është 143,421, ose 471 më shumë

INSTAT raportoi dje duke deklaruar se, gjatë tremujorit të parë 2012 forca e punës është 1,076,714 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 13.32 për qind, me një rritje të lehtë, nga 13.29 për qind të regjistruar në tremujorin e fundit të 2011-s.

Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të parë 2012 është 143,421 (471 më shumë) ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9,569 vetë.

Biznesi ka frenuar investimet si rrjedhojë e pasigurive duke shtrënguar zgjerimin e punonjësve, ndërsa vendi po përballet me efektet negative të krizës greke. Mendohet, por jo zyrtarisht, që në Shqipëri të kthehen rreth 250 mijë emigrantë dhe ku vendi mund të përballet me të tjera fenomene sociale të papunësisë.

Shefi i zyrës kombëtare të punësimit, Thoma Miço, pranoi se shteti nuk ka bërë aq sa duhet, por nga ana tjetër kërkoi nga të papunët më shumë ndjenjë përgjegjësie sa u takon rasteve që u ofrohen, por refuzohen për shkaqe pretendimesh.

Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor për tremujorin e parë 2012 është 506,664 vetë.

INSTAT thotë gjithashtu se, numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor është rritur me 5.5 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3,390 lekë ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 4,195 lekë, kurse paga minimale me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 527, datë 20/07/2011 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi” është 20,000 lekë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)