05 Maj 2024

Shqipëri, kostoja e jetesës më e lartë se nje vit më parë

Tiranë, 23 prill - Kostoja e jetesës për shqiptarët paraqitet më e shtrenjtë krahasuar me një vit më parë.

Në muajin Mars të këtij viti u shënuan kostoja e jetesës u shënua me plot 4.3 %, ku rritja më e madhe u shënua në tregun e karburanteve.

Sipas INSTAT vlera e inflacionit të shënuar u mat mbi objektivat e Bankës së Shqipërisë.

"Çmimet e konsumit në muajin mars shënuan një ulje me 0.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi i indeksit të mallrave të konsumit është 4.3%, kur një vit më parë ky ndryshim ishte 4.1 përqind", shprehet INSTAT në një deklarat për shtyp.

Ndërkohë sipas të dhënave nga INSTAT, karburantet si nafta dhe benzina u rritën përkatësisht me 4.2% dhe 3.7%. Rritje të ndjeshme të cmimeve pësuan dhe ilacet me si dhe qeratë e banesave.

"Gjatë muajit mars çmimet e disa nëngrupeve pësuan rritje duke vecuar nëngrupet, bukë dhe drithëra me 1.2 %, fruta me 4.5%, peshk me 0.6 përqind, indeksi i pijeve alkoolike dhe duhan ka shënuar rritje prej 0.1 përqind si dhe grupet lëndë djegëse etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)