10 Maj 2024

Shqipëri, bankat shtojnë investimet

Tiranë, 4 prill - Pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga kriza, e cila përcolli te bankat një pasiguri në planet e zhvillimit, duket se viti 2011 rezultoi i mbarë. Disa banka vendosën të zgjeroheshin, duke hapur degë të reja, në rrethe të ndryshme të vendit, kurse Tirana paraqitet e mbingopur, pasi nuk ka zhvillime.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë nuk kanë dalë ende, në pritje të paraqitjes së raportit në Kuvendin e Shqipërisë, por janë të disponueshme statistikat paraprake nga shoqata shqiptare e bankave, sipas të cilave, numri i degëve në vitin 2011, në të gjithë vendin arriti në 552, me një rritje prej 4 për qind, ose 23 degë më shumë, krahasuar me të dhënat e paraqitura nga Banka e Shqipërisë për 2010-n.

Tirana, Durrësi Fieri dhe Vlora janë rajonet me numrin më të madh të degëve, aty ku edhe aktiviteti ekonomik është më i zhvilluar. Natyrshëm që numri i degëve është në raport me vetë potencialin e bankës, ku “Raiffeisen” zë numrin më të lartë, e ndjekur nga BKT-ja.

Zgjerimi i degëve larg qendrës së Shqipërisë, pra jo vetëm në Tiranë është një shenjë e mirë, që tregon besimin e bankave dhe optimizmin e tyre për të investuar në ambiente dhe zyra të reja.

Bankat kanë përmirësuar dhe rritur infrastrukturën financiare përmes vendosjes në vend të 34 ATM-ve dhe 223 POS-eve të reja përgjatë vitit. “Përdorimi i kartave të kreditit dhe debitit është rritur përgjatë vitit, në përgjigje jo vetëm të familjarizimit të publikut me lehtësirat në përdorimin e tyre, por edhe si rezultat i politikave të bankave për uljen e kostove të mirëmbajtjes dhe përdorimit të kartave”, shprehet Shoqata Shqiptare e Bankave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)