26 Prill 2024

Shqetësime të reja në eurozonë

Bruksel, 16 nëntor - Eurozona po përballet me shqetësime të reja për sa i përket krizës buxhetore.

Dy antarë të eurozonës, Greqia dhe Irlanda janë në qendër të këtyre shqetësimeve.

Bashkimi Evropian thotë se defixhiti buxhetor grek në këtë moment është 15.4 përqind e GDP-së, 2 përqind më i lartë se vitin e kaluar.

Zyrtartë nga BE-ja dhe FMN-ja priten të arrijnë sot në Athinë për të vlerësuar nëse Greqia duhet të marrë një këst të tretë të një pakete ekonomike disa miliardë dollarëshe shpëtimi.

Ka shqetësime se Iralanda së shpejti do të kërkojë një ndihmë të ngjashme me atë të Greqisë në muajin maj.

Korrespondenti i BBC-së për çështjet e bisnesit thotë se nuk bëhet më fjalë nëse Irlanda do të kërkojë ndihmë por kur do ta kërkojë atë.

Mendohet se procesi do të finalizohet në dhjetor.

Irlanda mund të bëhet vendi i dytë pas Greqisë që kërkon ndihmë financiare nga anëtarët e eurozonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)